Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite
Një rast i ngjashëm si ai i Pelicot në Francë është regjistruar në Britani. Mësohet se një burrë drogoi dhe përdhunoi gruan e tij për më shumë se 20 vjet. Ai ftoi të huajt të bashkoheshin në abuzim dhe kishte më shumë se një milion foto dhe video të abuzimit të saj në telefonin e tij celular.
Nëntë burra janë në gjyq në Gjykatën e Kurorës së Mançesterit , të akuzuar për vepra të ndryshme penale seksuale kundër gruas.
“Burri i saj, rreth 60 vjeç filmoi dhe ndau fotot dhe videot në internet dhe në aplikacione të ndryshme, me burra të tjerë me të njëjtat ide”, tha prokurorja Louise Oakley.
Disa nga të pandehurit komplotuan me të për vite me radhë për t’i dhënë substanca të ndryshme gruas me qëllim që ta abuzonte atë. Pastaj, nga viti 2023 e tutje, burri filloi t’i ftonte ata në shtëpinë e familjes ku filmoi veten dhe burrat e tjerë duke abuzuar me gruan e pavetëdijshme.
Ky është rasti i dytë i tillë që del në gjyq në Britani në ditët e fundit. Gjyqi i katër burrave të tjerë filloi javën e kaluar në Winchester, në Anglinë jugore.
Në Mançester, prokurorja u tha anëtarëve të jurisë se telefoni celular i 60-vjeçarit, i sekuestruar pas arrestimit të tij, përbënte një rrëfim për veprimet e tij sepse përmbante imazhe “barbare” , disa prej të cilave datojnë që nga viti 2004.
Burri u deklarua fajtor në shtator për rreth 60 akuza. Katër të pandehur të tjerë gjithashtu u deklaruan fajtorë për vepra të ndryshme penale, por nëntë të tjerët, të moshës midis 28 dhe 70 vjeç, mohojnë përdhunimin, sulmin seksual dhe komplotin për të furnizuar drogë.
Ata përfshijnë një mjek, një shofer taksie, një punonjës të agjencisë së personelit dhe një furnizues të materialeve të ndërtimit.
Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje
Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët
Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden
- 20:46 Vance: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesit të mandatit të jetës sime, Partia Republikane është e vetmja zgjedhje
- 20:41 Restaurimi i ndërtestës historike Limoges pas zjarrvënies, mblidhen mbi 1 milion euro nga donatorët
- 20:36 Harry Kane flet pas fitimit të Topit të Artë: Triumfi në Ligën e Kampionëve me Bayernin do të kishte më shumë vlerë
- 20:27 Gjykatësi rrëzon akuzat ndaj 2 ish-zyrtarëve të FBI-së për çështjen e Hunter Biden
- 20:26 Të shtëna me armë pranë një plazhi në Kaliforni, raportohet për viktima dhe të plagosur
- 20:06 U braktis nga shoqëruesit e tij në 2,600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet