Skip to content
2 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë”, KLGJ merr vendimin

ShkodraWeb 2 November, 2026
klgj 2026

Për t’i dhënë një zgjidhje situatës me dosjet të mbetura stok prej vitesh në gjykata, Këshilli i Lartë Gjyqësor propozon një rritje të ndjeshme të numrit të gjyqtarëve në vend. Nga 417 gjyqtarë gjithsej që Shqipëria ka aktualisht në organikë, edhe pse efektivisht në punë janë 309 toga të zeza për shkak të vakancave, KLGJ propozon një numër të përgjithshëm 528 gjyqtarë, të shpërndarë në të përhershëm, rezervë dhe të përkohshëm.

Plani, i cili këtë të hënë është hedhur për konsultim publik nga organi qeverisës i gjyqësorit, parashikon që organikës kombëtare t’i shtohen 84 gjyqtarë të përhershëm, që do të shpërndahen në gjykatat e shkallëve të para dhe ato të apelit.

Numrin më të madh e merr shkalla e parë e gjyqësorit, 64 toga të zeza plus, me një vëmendje të posaçme në juridiksionin e përgjithshëm në Tiranë dhe Gjykatat Administrave, që shtohen me nga 18 gjyqtarë.

“44 prej tyre të shkojnë për juridiksionin e përgjithshëm, konkretisht 18 në Tiranë, 6 në Durrës, 5 në Elbasan, 6 në Fier, 3 në Korçë, 3 në Shkodër dhe 3 në Vlorë. Për juridiksionin administrativ propozohet shtimi me 18 vende, ku 16 i caktohen Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe 2 Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Lushnje. Ndërsa në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar propozohet shtimi me 2 vende”, thuhet në dokument.

Gjykatave të Apelit sipas planit i shtohen 20 vende të total, 6 prej tyre të shkojnë për Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, 12 për Gjykatën Administrative të Apelit dhe 2 për shkallën e dytë të GJKKO-së.

Pra, nëse kjo shtesë do të miratohet organika do të shkonte nga 417 në 501 gjyqtarë të përhershëm, e parashikuar të plotësohet deri në vitin 2030, me prurjet nga Shkolla e Magjistraturës.

Por KLGJ ka edhe një plan për organikë rezërve. Pra, përvecc 84 vendeve të përhershme operacionale, propozohet edhe krijimi i 18 vendeve të tjera të përhershme të rezervës funksionale. Këta gjyqtarë do të jenë të emëruar dhe të gatshëm që të kompensojnë vakancat që mbeten në sistem, kur gjyqtarët angazhohen për periudha të gjata në institucione të tjera, siç janë për shembull rastet e anëtarëve të KLGJ, Gjykatës Kushtetuese apo institucione të tjera. Kjo do të ndihmonte që gjykata e origjinës të mos mbetej me vende bosh.

Me realizimin e këtyre dy shtesave, numri i vendeve të përhershme të gjyqtarëve parashikohet të rritet nga 417 në 519, ndërsa për një periudhë vetëm 9 vjeçare parashikohet edhe një shtesë prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë, që të përballet me numrin e madh të dosjeve të prapambetura.

“Studimi evidenton nevojën për një kapacitet shtesë prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë, për një mandat të vetëm, të parinovueshëm dhe të lidhur me trajtimin e një kategorie të përcaktuar çështjesh. Kjo masë synon të kontribuojë në reduktimin e stokut të akumuluar në këtë gjykatë”, thuhet në dokumentin që propozon projektvendimin.

Megjithatë, përveç shtimit ndjeshëm të numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve në vend, KLGJ ka edhe një propozim konkret për rritje të administratës gjyqësore që do t’i shërbente.

“Propozohet një minimum planifikimi prej 336 punonjësish jogjyqtarë për 102 vendet e përhershme, si dhe 56 punonjës për paketën e përkohshme prej 9 gjyqtarësh në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu, studimi thekson se shtimi i pozicioneve të reja duhet të shoqërohet me sigurimin e infrastrukturës së nevojshme ndërtimore dhe teknologjike të nevojshme për funksionimin efektiv të gjykatave. Për këtë qëllim, rekomandohet hartimi i një plani të posaçëm investimesh”, thuhet në dokument.

Sa i përket parave, efektet financiare të këtij vendimi llogariten gjithsej rreth 1. 221,000,000 lekë të reja, ose rreth 14 mln euro në vit.

Plani është ambicioz, por duhet parë se sa është realist. Aktualisht sistemi ka vakanca të shumta, 309 gjyqtarë efektivisht në detyrë nga 417 në organikë, edhe për shkak të vonesave të vetë KLGJ në ngritjen vlerësime e ngritje në detyrë të gjyqtarëve, ndërkohë që kuotat që i janë miratuar Shkollës së Magjistraturës kanë qenë të vogla.

Post navigation

Previous: “Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit nga ju”, babai i Lukasit falenderon shqiptarët për kontributin…

TË FUNDIT

vladimir vladaj falenderim lukas 2026

“Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit nga ju”, babai i Lukasit falenderon shqiptarët për kontributin…

ShkodraWeb 2 November, 2026
bordi kontest 2026

DOKUMENTI – “Mbledhja e kundraligjshme”, kontestohet zgjedhja e Bordit të Administrimit: U shkel ligji dhe rregullorja

ShkodraWeb 2 November, 2026
veliaj rama gogu 2026

“Kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, Erion Veliaj plas “bombën” ndaj Ramës: Nxirr prova, ndryshe ik…

ShkodraWeb 2 November, 2026

TË FUNDIT

  • “84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë”, KLGJ merr vendimin 2 November, 2026
  • “Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit nga ju”, babai i Lukasit falenderon shqiptarët për kontributin… 2 November, 2026
  • DOKUMENTI – “Mbledhja e kundraligjshme”, kontestohet zgjedhja e Bordit të Administrimit: U shkel ligji dhe rregullorja 2 November, 2026
  • “Kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, Erion Veliaj plas “bombën” ndaj Ramës: Nxirr prova, ndryshe ik… 2 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet në Spanjë shkodrani 36 vjeçar, ishte i shpallur në kërkim, do të ekstradohet 2 November, 2026
  • E TRISHTË – Humb betejën me sëmundjen Gjergj Mena, regjisori 41- vjeçar mbështeti aktorët e rinj… 2 November, 2026
  • VIDEO – Rrënojat e Kukësit të Vjetër dalin sërish në sipërfaqe, Liqeni i Fierzës në kuotën 260 metra… 2 November, 2026
  • LAJM I MIRË – Lukasi i vogël kthehet i shëruar nga Italia, një tjetër vepër e Zemrës së madhe të shqiptarëve 2 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 2 nëntor 2026… 2 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 2 nëntor 2026… 2 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 2 nëntor 2026… 2 November, 2026
  • VIDEO – Vllaznia “zgjohet” në pjesën e dytë, mjafton Balaj për të dalë me një pikë nga Korça… 1 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

klgj 2026

“84 gjyqtarë më shumë në sistem, organika shkon në 501 toga të zeza, plus 18 rezervë”, KLGJ merr vendimin

ShkodraWeb 2 November, 2026
vladimir vladaj falenderim lukas 2026

“Përjetësisht mirënjohës ndaj secilit nga ju”, babai i Lukasit falenderon shqiptarët për kontributin…

ShkodraWeb 2 November, 2026
bordi kontest 2026

DOKUMENTI – “Mbledhja e kundraligjshme”, kontestohet zgjedhja e Bordit të Administrimit: U shkel ligji dhe rregullorja

ShkodraWeb 2 November, 2026
veliaj rama gogu 2026

“Kam shumë herë më tepër dinjitet se ai”, Erion Veliaj plas “bombën” ndaj Ramës: Nxirr prova, ndryshe ik…

ShkodraWeb 2 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.