Ndalohen dy persona në Pejë, dyshohen për grabitjen e një shtetaseje të huaj

Dy persona janë ndaluar në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të grabitjes ndaj një shtetaseje të huaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, i cili ka njoftuar se ndalimi i të dyshuarve është bërë me urdhër të ushtrueses së detyrës së kryeprokurores.

Sipas Nikçit, dy personat dyshohet se mbrëmjen e kaluar kanë grabitur shtetasen e huaj.

Ai ka bërë të ditur se ushtruesja e detyrës së kryeprokurores, së bashku me zyrtarë policorë, e kanë vizituar viktimën në strehimore, për të parë nga afër gjendjen e saj.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika