Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama Veliajn apo Veliaj Ramën

‘SPAK-u është vegël e Ramës’, Elona Caslli: Shqiptarët janë braktisur nga institucionet

‘SPAK-u është vegël e Ramës’, Elona Caslli: Shqiptarët janë braktisur nga institucionet

21:54, 02/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivistja Elona Caslli ka reaguar pas deklaratës së Erion Veliajt nga burgu, duke akuzuar SPAK-un se është një vegël në duart e kryeministrit Edi Rama.

Sipas saj, zhvillimet e fundit konfirmojnë se shqiptarët janë të braktisur nga drejtësia dhe institucionet e tjera shtetërore.

Në reagimin e saj, Caslli u drejtohet edhe atyre që, sipas saj, kanë mbrojtur Prokurorinë e Posaçme me argumentin se ajo po punon ngadalë, por po bën punën e saj. Aktivistja thotë se për një pjesë të shqiptarëve, roli dhe funksionimi i SPAK-ut kanë qenë të qarta prej kohësh.

Ajo thekson se nuk pret që zgjidhja përfundimtare e situatës të vijë nga Erion Veliaj, ndërsa shprehet se ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij.

Reagimi i aktivistes Elona Caslli:

Deklarata e Erion Veliajt shërben vetëm për të vërtetuar se SPAK-u është vegël e Edi Ramës. Shërben për ata sylesh që na lodhën me shprehjen ‘ SPAK-u vërtetë po punon ngadalë, por ama po punon.’, se pjesa e shëndetshme e shqiptarëve e kishte të qartë domethënien e SPAK-ut.

Nëse pritet që zgjidhja përfundimtare të vijë nga Veliaj, mos ardhtë kurrë! Veliaj duhet të kalbet në burg për gjithçka ka bërë.

Shqiptarët janë të braktisur nga Drejtësia, nga Policia, nga Gjykatat dhe nga çdo institucion tjetër. Janë të braktisur edhe nga faktori ndërkombëtar.

Ka vetëm një zgjidhje; Të gjithë shqiptarët në shesh pa dallim krahine, partie, a ideje me një qëllim të përbashkët: Dorëheqjen e Edi Ramës dhe kalimi i vendit në qeveri teknike. Të tjerat vijnë më pas.

Post Scriptum- Nuk është në lojë ideologjia e një partie. Është në lojë ekzistenca e një Shqipërie.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco