Vendosni fjalën kyçe....

“Ish-ushtari i Veliajt Oltion Gogu po keqpërdoret nga Rama, në PS po përplasen dy banda” – Këlliçi


Nënkryetari i PD-së Këlliçi tha mbrëmjen e sotme se ministri i Drejtësisë Toni Gogu, ish-ushtar i Veliajt po keqpërdoret nga kryeministri Rama për të shantazhuar kryebashkiakun e Tiranës.

Këlliçi shtoi se në PS po përplasen dy banda dhe se beteja po bëhet për bashkinë e Tiranës, që për kryeministrin Rama, është jetike.

“Nëse ministri do të kishte vizituar një të burgosur për kushtet ku qëndron ai, gjithçka do bëhej sipas rregullave.

Që e vërteta dhe Erion Veliaj të jenë në të njëjtën fjali, kjo ishte diçka e paimagjinueshme. Toni Gogu ose Oltion Gogu më saktë ka qenë një ushtar i Veliajt dhe po keqpërdoret nga Rama për t’i dërguar këtë mesazh ish-shefit të tij.

Shantazhi i Ramës e ka origjinën tek dekreti i Begajt për zgjedhjet lokale. Ne e dimë se dy banda në PS po përplasen fort me njëra-tjetrën. Beteja bëhet për Bashkinë e Tiranës. Sondazhi i fundit tregon se PS ka 42 përqind, ndërsa nëse opozita bashkohet shkon mbi 50 përqind.

Edi Rama po bën kalkulimet e tij politike, sepse me një rënie të kryeqytetit, kryeministrit i tronditen themelet e pushtetit të tij. Sjellja e sotme është fytyra e vërtetë e shtetit që ka ngritur kryeministri Rama.” – tha Këlliçi.