Rama më mori në telefon sot, patëm një bisedë të tensionuar. Më akuzon se nxita pavarësinë e Veliajt.Kam pasur komunikim të tensionuar me Ramën, edhe sot, e kemi mbushur me tension me fyerje bisedën. Më ka telefonuar Rama.
Ai mendon se unë jam nxitësi i pavarësisë se Erionit. Rama më ka telefonuar dhe më ka treguar pakënaqësitë tij për mua si këshilltar politik i Veliaj, duke pretenduar se ti ke nxitur pavarësinë e tij nga Rama. Unë nuk jam këshilltari i vetëm i zotit Veliaj. Në këtë komunikim të tensionuar është pika e tretë që Veliaj ka komunikuiar në këtë shkrim.
E pse siç e shpjegova s’kisha mundesi ta takoj, une e takova te premten, Gogu ka shkuar pas meje. Në orën 22:30 ai thotë se ka shkuar në ushtrim të detyrës si ministër dhe si mik, kjo nuk ushtrohet të premten pas orarit zyrtar. Sipas asaj që më tha Veliaj ka qëndruar 1 orë e gjysmë. Unë e besoj zotin Veliaj sepse kjo nuk është ngjarje që ndodhi me një të shkrepur të rrufesë por vjen pas një mesazhi të bërë nga zoti Veliaj për çështjen e Beogradit. Veliaj sapo ka shkuar në dhomë ka shkruar të gjitha detajet që janë diskutuar në takim.
