E hënë, 2 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

A do të rifillojë lufta me Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, ja çfarë thotë Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e rifillimit të sulmeve ushtarake ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. I pyetur nga gazetarët nëse Uashingtoni po shqyrtonte një ofensivë të re kundër Teheranit pas zgjedhjeve, Trump u përgjigj prerë: “Jo”.

Deklarata u bë pas fjalimit të tij në Memorialin e Abraham Lincoln në Uashington, ku presidenti amerikan foli edhe për zhvillimet e fundit të konfliktit me Iranin.

“Çmimi i naftës ra me 10 dollarë. Kjo është rënia më e madhe në histori. Asnjëherë më parë çmimi i naftës nuk ka rënë kaq shumë brenda një dite. Dhe do të bjerë edhe më tej, sepse po fitojmë kundër Iranit, po fitojmë lehtësisht”, deklaroi Trump.

Pas këtyre zhvillimeve, tregjet ndërkombëtare të naftës regjistruan rënie të ndjeshme. Nafta amerikane WTI humbi deri në 6.7%, duke zbritur në 97.1 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent ra me të njëjtën përqindje, duke arritur në 105.86 dollarë për fuçi.

Reklamë

Lëvizja në tregje erdhi pas sinjaleve nga Teherani për një zgjidhje të mundshme diplomatike të konfliktit. Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se qeveria po punon për t’i dhënë fund situatës përmes dialogut.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ka marrë kompetencat e nevojshme nga Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, për të ndjekur këtë proces.

Sinjalet e fundit nga Uashingtoni dhe Teherani kanë shtuar pritshmëritë për një zgjidhje përmes negociatave, ndërsa zhvillimet diplomatike dhe situata në tregjet e naftës mbeten në vëmendje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.