Nga projektet në Sazan e Zvërnec, te protestat e kryeqytetit, që vijojnë prej më shumë se pesë muajsh, dhe akuzat për rritjen e krimit të organizuar shqiptar në tregjet ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama komenton zhvillimet në vend, në një intervistë për gazetarin amerikan, Andreë Callaghan, në emisionin “Channel 5”. I pyetur për protestat, Rama tha se qeveria ka mbajtur shënime për shqetësimet e ngritura dhe se disa prej tyre kanë nisur të zbatohen.