Zjarr e tym në një ndërtesë pranë “Pallatit me Shigjeta”, dëgjohen ulërima!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.11.2026, 00:22

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një ndërtesë pranë zonës së “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania tregojnë një re të madhe tymi që ngrihet nga godina, ndërsa në sfond dëgjohen edhe thirrje dhe ulërima shqetësuese. Situata ngre dyshime për praninë e personave në rrezik, por deri më tani nuk ka informacion të konfirmuar nëse ka njerëz të bllokuar apo të lënduar.

Sipas qytetarit që ka filmuar ngjarjen, fillimisht nuk kishte mbërritur asnjë shërbim emergjence, por më pas në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse dhe një ambulancë. Ai tregon se dëgjoi ulërimat dhe doli për të parë çfarë po ndodhte, duke njoftuar menjëherë Policinë.

Sipas dyshimeve paraprake të qytetarit, zjarri mund të ketë nisur në katin e parë të ndërtesës, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Pritet informacion nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe bilancin e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit