Është konstituuar Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Kryetari i komisionit, Burim Ramadani është zotuar publikisht se komisioni do të punojë mbi faktet dhe argumentet reale mbi vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai po ashtu tha se pret që puna e komisionit të mos politizohet.
“E kujtojmë që vrasja e Arlinda Zekajt është alarm për të gjithë ne dhe prandaj qëllimi është se ky komision të punojë mbi bazën e fakteve, dëshmive dhe përgjegjësive konkrete. Ky komision nuk është farsë, është komision që nuk do të bëjë raport politik, por do të bëjë raport mbi bazën e fakteve. Duke thënë për vete, si njëri prej jush, pres që secili të ketë synim të njëjtë, të mos e politizojmë komisionin, por ta kryejmë punën që na është besuar nga Kuvendi i Kosovës”, tha Ramadani.
Ai njoftoi se në komision përfshihen tri faza, faza e hetimeve që përfshin mbledhjen e provave, vlerësimin e hetimeve dhe përgatitjen e raportit final.
“Asnjë grua në Kosovë nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi që është drejtuar shtetit për ndihmë dhe asnjë institucion nuk duhet të jetë mbi përgjegjësinë që e ka për të mbrojtur jetën e secilit qytetar të Republikës së Kosovës”, tha ai, raporton Ekonomia Online.
Edhe
Konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt, bëhet thirrje qe ai të mos politizohet
Komisioni ka 11 anëtarë e mandat maksimal gjashtë muaj. Kryetar i Komisionit është caktuar Burim Ramadani i Aleancës, ndërsa zëvendëskryetar Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes. Anëtarë të tjerë janë Armend Baloku, Arijeta Rexhepi, Osman Musliu dhe Adelinë Tërshani nga VV-ja, Besa Kabashi-Ramaj dhe Eman Rrahmani nga PDK-ja, Doarsa Kica-Xhelili nga LDK-ja dhe Jovana Radosavljeviq e Emilija Rexhepi nga komunitetet.
Zekaj u vra më 25 tetor nga ish-kunati i saj, ndërsa vetëm tri ditë më herët u kishte shkruar letër institucioneve duke alarmuar se jeta e saj po rrezikohej.
-
Formohet Komisioni hetimor parlamentar për rastin e Arlinda Zekajt
-
Haxhiu kërkon hetime ndaj zyrtarëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt
-
Kuvendi themelon komision për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt
-
Refuzohet kërkesa që drejtori i Policisë të raportojë javën e ardhshme para deputetëve për vrasjen e Zekajt