Momenti kur dy helikopterët përplasen në ajër pranë Everestit, një i vdekur dhe një i plagosur Një sulm me kamion-bombë në perëndim të Kolumbisë ka shkaktuar katër viktima, mes tyre një foshnjë vetëm dy muajshe, ndërsa 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet kolumbiane fajësojnë për sulmin disidentët e ish-grupit rebel FARC, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen e paqes të vitit 2016.
Ngjarja ndodhi të dielën në komunën e Planadas, në rajonin e Tolimës, ku një kamion i mbushur me eksplozivë shpërtheu pranë një baze ushtarake. Nga fuqia e shpërthimit u dëmtuan gjithashtu një spital dhe disa banesa përreth.
Guvernatorja e Tolimës, Adriana Magali Matiz, konfirmoi bilancin tragjik, duke e cilësuar sulmin të papranueshëm. Ajo bëri të ditur se numri i viktimave mund të jetë ende paraprak.
#ATENCIÓN #HULTIMAHORA Potente explosión de una volqueta bomba cerca de la base militar
Imágenes posteriores a la detonación muestran el panorama de destrucción en el sector de Los Mangos, pasando la Vuelta de la Vilocha, en inmediaciones de la base militar de Planadas. La vía quedó cubierta de escombros y fragmentos, mientras una columna de humo se elevó sobre el lugar. También se reportaron posibles daños en inmuebles cercanos.
De acuerdo con las primeras versiones, una volqueta que transportaba explosivos habría sido utilizada en este ataque. La magnitud de la detonación generó alarma entre los habitantes del sector, mientras las autoridades adelantan las verificaciones para establecer si hubo personas lesionadas y determinar las circunstancias del hecho.
#Florencianoscom cumplió 27 años informando con responsabilidad, compromiso y cercanía con la gente. Más de dos décadas aportando servicio a la comunidad y al comercio de nuestra región.
— Florencianos.com (@florencianoscom) November 2, 2026
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë dëme të mëdha dhe rrënoja të shpërndara në rrugë. Në një prej videove, një grua shfaqet duke qarë e dëshpëruar, ndërsa një burrë nxjerr nga rrënojat një trup të vogël të mbuluar me batanije.
Ministria e Mbrojtjes fajësoi për sulmin anëtarët e strukturës “Jerónimo Galeano”, pjesë e grupeve disidente të FARC-ut. Sipas autoriteteve, shpërthimi plagosi 17 persona, ndërsa për trajtimin e tyre është dërguar edhe një spital fushor.
¡Rechazamos con absoluta contundencia este cobarde acto terrorista en Planadas! No hay ninguna causa, ideología ni brazalete que justifique tanta barbarie y crueldad contra la población civil.
Las mafias del narcotráfico y la minería ilegal están sembrando muerte y terror en nuestro territorio. Hoy lloramos cuatro vidas perdidas, entre ellas la de una bebé de apenas dos meses, y 18 personas heridas. ¡Esto es inadmisible y no puede quedar en la impunidad!
Toda nuestra solidaridad con las familias víctimas de esta tragedia y con el pueblo de Planadas. No vamos a dejarlos solos. Nos dirigimos al municipio para atender la emergencia y acompañar a nuestra gente.
¡El Tolima rechaza el terrorismo! No permitiremos que la violencia se imponga sobre la vida, la tranquilidad y la libertad de nuestros ciudadanos.
@ABDELAESPRIELLA @mindefensa @PoliciaColombia @COL_EJERCITO @FuerzaAereaCol
— Adriana Magali Matiz 🇨🇴 (@AdrianaMatizTol) November 2, 2026
Presidenti kolumbian Abelardo de la Esperanza reagoi ashpër pas sulmit, duke e cilësuar atë një akt frikacak të narkoterroristëve.
“Këto krime nuk do të mbeten pa u ndëshkuar!”, shkroi ai në rrjetin social X, duke paralajmëruar intensifikimin e luftës kundër grupeve të armatosura ilegale.
Kreu i shtetit deklaroi se ushtria do të vijojë bombardimet ndaj objektivave ushtarake, do të shtojë operacionet speciale dhe do të rifillojë spërkatjen për shkatërrimin e kulturave të paligjshme të drogës.
Sipas autoriteteve lokale, banorët kishin vënë re edhe dronë që fluturonin mbi qendrën e komunës, ndërsa grupet e armatosura po përdorin gjithnjë e më shumë mjete ajrore pa pilot për operacionet e tyre.
Sulmi ndodh në një periudhë të përshkallëzimit të dhunës në Kolumbi, ku grupet guerile dhe kartelet e drogës po përplasen për kontrollin e territoreve dhe rrugëve të trafikimit të narkotikëve.
#ATENCIÓN | Cámara de seguridad del municipio de Planadas, Tolima muestra el momento exacto en el que los artefactos explosivos lanzados al aparecer desde drones y una volqueta impactan contra las instalaciones del hospital y varias viviendas. El atentado deja 4 personas muertas y 17 heridas.
— ÚltimaHoraCaracol (@UltimaHoraCR) November 2, 2026
Që prej marrjes së detyrës në gusht, presidenti ka urdhëruar operacione të gjera ushtarake, përfshirë sulme ajrore ndaj kampeve rebele. Sipas raportimeve, në këto operacione janë vrarë dhjetëra luftëtarë, mes tyre të paktën tetë të mitur.
Vetëm javën e fundit janë regjistruar të paktën katër sulme të armatosura, njëri prej të cilëve i mori jetën një oficeri policie.
Ndërkohë, më 1 shtator, një shpërthim me makinë-bombë vrau një person dhe plagosi 11 të tjerë. Disa javë më vonë, tre ushtarë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën pasi ranë mbi pajisje shpërthyese të improvizuara, të vendosura nga disidentë të ish-FARC-ut.
Kolumbia mbetet një nga vendet kryesore të prodhimit të kokainës në botë, ndërsa lufta për kontrollin e tregtisë së drogës vijon të ushqejë konfliktet mes grupeve të armatosura.
Top Channel