Politikë
Refuzimet nuk e ndalin Ramën, përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
Pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog ndaj protestuesve, ndërsa protestat kundër qeverisë, disa ditë më parë u shoqëruan me episode dhune dhe tensione.
Shefi i qeverisë ka nxjerrë sërish para godinës së kryeministrisë tryezën prje guri, mbi të cilën janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, duke përcjellë simbolikisht thirrjen e kreut të qeverisë për t’u ulur në tryezën e bisedimeve.
Rama ka deklaruar në vazhdimësi se është i gatshëm për dialog me këdo që beson te komunikimi dhe zgjidhja e çështjeve përmes bisedimeve, në çdo kohë dhe në çdo vend.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




