Arbër Hajdari reagoi pasi Erion Veliaj, e cilësoi si një prej personave të përzgjedhur nga Edi Rama për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari mohon çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar deklaratat si “thashetheme” dhe “fantazi”.
Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë!
Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!
Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota.
Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës.