Aktualitet

Mot i keq në vend, shira dhe dëborë në zonat malore!

Sot vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura e intervale kthjellimesh, kryesisht pas orëve të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, SHMU, reshjet e shiut janë të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në jug, deri mesatar.

Në disa zona nuk mungojnë as shtrëngatat afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore në lindje, në lartësitë mbi 1000 metra bien reshje të dobëta dëbore.

Sa i përket erës, fryn me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në lugina, shpejtësia arrin deri në 15 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë. Temperaturat variojnë 4-19 gradë Celsius.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.