Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog, duke vendosur sërish fletushka me mbishkrimin “Dialog” mbi sofrën e gurit të vendosur përpara Kryeministrisë.
Pavarësisht kësaj, studentët vijojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim, duke refuzuar uljen në tryezën e bisedimeve me kreun e qeverisë.
Ata këmbëngulin se nuk do të ketë dialog pa plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta e studentëve kundër qeverisë vijon edhe sot, duke hyrë në ditën e saj të 22-të.