Grabitje në Podujevë, tre të dyshuar kanosën me thikë një person dhe ia morën paratë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të grabitjes në Podujevë.
Rasti ka ndodhur të hënën në ora 03:30.
“Është raportuar se derisa viktima mashkull kosovar ishte duke punuar, tre të dyshuar meshkuj duke e kanosur me një mjet të mprehtë (thikë) i kanë grabitur para të gatshme dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raport.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
3 sekonda më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate










































