Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur për të disatën ditë radhazi ftesën për dialog me studentët.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tregon tryezën e gurtë gjashtëkëndore të vendosur para godinës së kryeministrisë dhe sipër saj 6 letra me mbishkrimin “dialog”.
Por studentët e kanë refuzuar vazhdimisht ftesën e kreut të qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij.