Një fëmijë vdes nga fruthi në New York, viktima e parë pas 30 vitesh
Një fëmijë ka humbur jetën nga fruthi në New York, në rastin e parë fatal të regjistruar në këtë rajon të SHBA-së prej 30 vitesh.
Ngjarja ka ndodhur në kontenë Lewis, pranë kufirit me Kanadanë. Kryetarja e shtetit të Nju-Jorkut, Kathy Hochul, shprehu dhimbjen për humbjen e fëmijës dhe paralajmëroi për rrezikun që paraqet rënia e nivelit të vaksinimit.
Që nga fillimi i vitit janë konfirmuar 4.834 raste të fruthit në SHBA. Sëmundja është shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikacione të rënda, si pneumonia dhe inflamacioni i trurit, të cilat në disa raste mund të çojnë në vdekje.
Në vitin 2000, SHBA-ja shpalli eliminimin e fruthit në vend, falë vaksinimit. Megjithatë, vitet e fundit sëmundja është rikthyer, kryesisht për shkak të uljes së vaksinimit dhe rritjes së mosbesimit ndaj institucioneve shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore paralajmërojnë se vaksinimi mbetet mbrojtja më e rëndësishme kundër kësaj sëmundjeje.




