Fruthi i merr jetën një fëmije në Nju Jork, viktima e parë nga sëmundja në 30 vite Koreja e Veriut ka testuar raketa strategjike lundruese, raportoi sot agjencia zyrtare e lajmeve KCNA, pas një prove të raketave lundruese të afta për të mbajtur municione thërrmuese.
Testi, i cili u zhvillua dje, i lejoi asaj të “përsoste aftësinë për të kryer një sulm vertikal kundër një objektivi, duke përmirësuar manovrimin në fazën përfundimtare (fluturimin) e raketës lundruese “, pohoi KCNA.
“Koka luftarake e mesme, e montuar në një raketë lundrimi, është e aftë të shndërrojë një sipërfaqe prej pesë deri në gjashtë hektarësh (50 deri në 60,000 metra katrorë) në hi me fuqinë e saj maksimale”, tha burimi.
Një zyrtar i Koresë së Veriut tha se testi u krye “sepse forcat tona të armatosura duhet të mbrojnë sigurinë e vendit dhe të pengojnë kërcënimet e të gjitha llojeve”.
Koreja e Veriut teston raketa me municione thërrmuese: “Ato mund të shndërrojnë 60 hektarë në hi”
Ndryshe nga testet e raketave balistike, testet e raketave kruz nuk janë të ndaluara në Phenian.
Koreja e Jugut nuk njoftoi asnjë stërvitje të Koresë së Veriut, as të dielën dhe as të hënën.
“Nëse do të bëjmë apo jo njoftime, varet nga një vlerësim i plotë ushtarak që merr në konsideratë mbrojtjen e aseteve dhe aftësive të mbikëqyrjes dhe zbulimit, sigurinë operacionale dhe faktorë të tjerë”, u tha gazetarëve të hënën Jang Do-yang, një zëdhënës i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut .
“Ushtria jonë nuk i njofton të gjitha lëshimet (…) nga Koreja e Veriut”, tha ai.
Koreja e Veriut ka kryer një numër testesh armësh në javët e fundit, duke përfshirë dronë nënujorë, me fjalë të tjera, një lloj torpedo të drejtuar, raketa hipersonike dhe municione thërrmuese.
Top Channel