Hoti: Qeveria miratoi Buxhetin 2027 pas afatit ligjor, këta janë grup abuzuesish me ligjin e Kushtetutën

Avdullah Hoti, ish-kryeministër i Kosovës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj Qeverisë lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2027, duke pretenduar se ai është miratuar pas afatit ligjor të 31 tetorit.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, buxheti duhej të miratohej brenda këtij afati.

Ai ka rikujtuar se në vitet e kaluara, kur ndonjë komunë kishte miratuar buxhetin pas afatit ligjor, Qeveria nuk e kishte përfshirë atë në buxhetin e përgjithshëm, por buxheti i saj duhej t’u nënshtrohej procedurave të veçanta të miratimit në Qeveri dhe Kuvend.

Deputeti i LDK-së e ka cilësuar të papranueshme atë që e quan shkelje të ligjit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Qeveria.

Ai ka kritikuar edhe ministrat, duke thënë se asnjëri prej tyre nuk ka guxuar ta ngrejë çështjen e shkeljes së pretenduar ligjore gjatë mbledhjes së Qeverisë.

“Me këto sjellje, kjo nuk është Qeveri dhe këta nuk janë ministra. Këta janë një grup abuzuesish me ligjin dhe Kushtetutën”, ka shkruar Hoti.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika