Presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin e ri të reformës territoriale, që redukton numrin e bashkive ngga 61 në 46 të tilla, megjithatë harta e re administrative nuk është reflektuar në buxhetin e shtetit. Varianti që po diskutohet në Kuvend parashikon ndarje financimi për 61 bashki, sipas tabelës së transfertave buxhetore që Ministria e Financave ka depozituar për diskutim në Kuvend bashkë me projektligjin.