Futbolli spanjoll është tronditur nga një lajm i rëndë. Klubi i Tenerife-s ka njoftuar ndarjen tragjike nga jeta të futbollistit Jesús de Miguel Alameda, mëngjesin e së martës, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.
Lajmi vjen pas dëmtimit të rëndë që sulmuesi pësoi në përballjen e Ligës së Dytë spanjolle ndaj Andorrës, pas një ndërhyrjeje të ashpër nga portieri kundërshtar, Owono.
Përmes një komunikate zyrtare, Tenerife ka shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e futbollistit, duke theksuar se klubi dhe i gjithë komuniteti janë pranë familjes dhe njerëzve të tij të afërt në këto momente të vështira.
“Jemi të shkatërruar nga dhimbja, me një nyjë në fyt dhe të paaftë të besojmë se kjo është e vërtetë. Tenerife njofton ndarjen tragjike nga jeta të Jesús de Miguel Alameda, këtë të martë, më 3 nëntor 2026, në orën 08:00.
Nuk ka fjalë ngushëllimi dhe asgjë që mund ta lehtësojë këtë dhimbje të madhe. Jemi pranë familjes së tij të shkatërruar, njerëzve të dashur dhe të gjithë tifozëve që sot po vajtojnë këtë fund mizor”, thuhet në reagimin e klubit.
Në fund të komunikatës, familja e futbollistit ka falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetjen dhe ngushëllimet e tyre, duke kërkuar njëkohësisht respekt maksimal për privatësinë në këto momente të rënda.
