Tragjedi në Itali, 21-vjeçari shqiptar vret me thikë nënën e tij, vetëdorëzohet në polici

3 Nëntor 2026 | 10:21

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një 21-vjeçar shqiptar dyshohet se ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha. Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, por më pas është vetëdorëzuar pranë autoriteteve italiane.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën familjare, në rrugën Via Tagliata. Sipas mediave italiane, ka qenë vetë 21-vjeçari, Eduart Xhani, ai që ka njoftuar autoritetet për krimin e rëndë.

I riu, i lindur në San Bonifacio të Veronës, është paraqitur mëngjesin e sotëm në kazermat e Karabinierëve në Kremona, ku është dorëzuar vullnetarisht.

Pas marrjes së njoftimit, efektivët kanë mbërritur në apartamentin e familjes, ku kanë gjetur trupin e pajetë të 39-vjeçares.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit të Hetimeve Shkencore të Komandës Provinciale të Karabinierëve në Breshia kanë kryer këqyrjen e vendngjarjes, me qëllim mbledhjen e provave dhe rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të krimit dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë tragjedi familjare.

Deri më tani, autoritetet italiane nuk kanë bërë publike detaje të tjera mbi shkaqet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

Rreth 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, me një mesatare prej...
10:12 | 03/11/2026

Seanca për Veliajn, kryebashkiaku refuzon pjesëmarrjen, shkresë gjykatës: Lexoni letrën që kam nisur

Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë. Burime bëjnë me...
09:56 | 03/11/2026

Protesta studentore në ditën e 22-të, kryeministri Rama përsërit thirrjen për dialog

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sërish mëngjesin e kësaj të marte thirrjen për dialog me studentët protestues, duke vendosur sërish përpara godinës së Kryeministrisë tavolinën...
08:13 | 03/11/2026