Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Biseda është njoftuar nga vetë Vuçiç përmes rrjeteve sociale. Ish Presidenti serb, që në zgjedhjet e fundit humbi përballë listës së studentëve e konsideron bisedën miqësore. Ai thotë se ka marrë falenderimet nga Netanjahu për kontributin domethënës që ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Izraelit.