Një grup protestuesish kanë hyrë brenda ambienteve të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe u kanë bërë thirrje studentëve të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit.
Të paktë në numër, me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë.
Në hyrje të Politeknikut ata vendosën edhe 10 karrige me fotografi të protestuesve të lënduar nga përplasjet me Policinë gjatë tubimeve, si dhe disa letra të bardha me mbishkrimet 'Diktator'.
Më pas ata kanë marshuar drejt Fakultetit Ekonomik dhe drejt atij të Inxhinierisë, duke vijuar me thirrjet drejtuar studentëve për të bojkotuar mësimin dhe për t'ju bashkuar protestës. Në fund janë ndalur te Ministria e Arsimit.
Gjatë dy ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë ka pasur një numër të ulët pjesëmarrësish dhe nuk janë regjistruar akte dhune si në tubimet e zhvilluara më herët.
Lajm në përditësim…
Pasi u futën brenda Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u bënë thirrje studentëve që të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit kundër Qeverisë, me të njëjtat thirrje protestuesit marshuan edhe te Fakulteti Ekonomik dhe ai i Inxhinierisë.
Në përfundim të marshimit të tyre, grupi i protestuesve u ndal para Ministrisë së Arsimit, ku po bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një grup studentësh kanë vendosur para Universitetit Politeknik të Tiranës 10 karrige në mënyrë simbolike, sipër të cilave janë vendosur fotografi nga raste të ndryshme nga protesta, ku kanë mbetur të lënduar disa protestues.
Sipas secilës karrike është edhe nga një letër e bardhë me mbishkrimin ‘Diktator’, që i referohet kryeministrit Edi Rama.
-
kjo eshte katastrofike! Me cfare te drejte prishin mesimin!!! Mos i lejoni te hyjen ne fakultete!
Përgjigju -
Studentët e qytetëruar dinë të protestojnë dhe duan të mësojnë këta që hyjnë në shkolla janë të kapur kurva e kurvarë të shtyrë nga Sali non grata janë shpellarë.
Përgjigju







Komente
Komento