Bota

Tragjedi në futbollin spanjoll, sulmuesi ndërron jetë pas një faulli të rëndë!

Tragjedi në futbollin spanjoll. Sulmuesi i Tenerifes, Jesus de Miguel, humbi jetën pas një faulli të rëndë gjatë ndeshjes ndaj Andorrës, e vlefshme për Javën e 12-të të La Liga 2.

Në minutat shtesë, pas një përplasjeje të fortë me portierin kundërshtar Jesús Owono, futbollisti 30-vjeçar humbi ndjenjat në fushë.

Ai mori ndihmën e menjëhershme mjekësore dhe u transportua me autoambulancë drejt spitalit. Gjatë transportit, De Miguel pësoi arrest kardiorespirator, por falë ndërhyrjes së shpejtë të ekipit mjekësor, u arrit të rikthehej në gjendje të qëndrueshme.

Por, mëngjesin e së martës erdhi lajmi i hidhur:

Jesus de Miguel ndërroi jetë në spital.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.