Lajmi i fundit

LIVE - 22 ditë revoltë/ Shiu nuk ndal studentët, sërish në protestë kundër Edi Ramës: Bashkohuni me ne!

Pamje të rralla, Flamingot shkojnë në Pogradec...

10:46, 03/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dikur një dukuri e rrallë, prania e flamingove në liqenin e Pogradecit po kthehet vitet e fundit në një pamje gjithnjë e më të zakonshme. Gjatë periudhave të shtegtimit në vjeshtë dhe pranverë, këta shpendë ndalojnë në brigjet e liqenit të Ohrit, ku qëndrojnë për disa ditë në tufa të vogla, duke u dhuruar banorëve dhe vizitorëve një spektakël të veçantë natyror.

Bëhet fjalë kryesisht për individë të rinj, të cilët gjatë rrugëtimit të gjatë të shtegtimit përdorin liqenin e Pogradecit si një pikë pushimi përpara se të vijojnë drejt lagunave bregdetare të Shqipërisë, si ajo e Nartës apo e Divjakë-Karavastasë.

Zona nga Driloni deri në Tushemisht është kthyer në një vendqëndrim të përkohshëm për flamingot. Tërheqja e ujit të liqenit në këtë pjesë krijon kushte që i përshtaten habitatit të tyre natyror, kryesisht lagunave bregdetare.

Shfaqja e përsëritur e këtyre shpendëve po e kthen një dukuri që dikur konsiderohej e pazakontë në një peizazh gjithnjë e më të njohur për Pogradecin, duke shtuar bukurinë natyrore të brigjeve të liqenit të Ohrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco