Revolta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës vijon edhe në ditën e 22-të, me studentët që kanë bojkotuar sërish procesin mësimor dhe kanë dalë në protestë, pavarësisht reshjeve të shiut.
Të vendosur për të mos u tërhequr, ata kanë marshuar nëpër fakultete me pankarta në duar dhe thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe duke artikuluar mesazhe të forta si: “Diploma nuk është biletë emigrimi” dhe “Rama në burg”.
Gjatë protestës, studentët u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve dhe pedagogëve që t'u bashkohen në revoltën e tyre, duke kërkuar solidaritet dhe reagim të përbashkët për të ardhmen e arsimit dhe të vendit.
Mesazhi i tyre është i qartë: bojkotimi i mësimit dhe protesta do të vijojnë, ndërsa kërkesat nuk do të braktisen deri në largimin e qeverisë Rama.
© SYRI.net