Dyshimet për bombë detyrojnë avionin nga Londra të ulet në Warsaw Modlin, mbyllet aeroporti

Një Boeing 737 MAX 8 i LOT Polish Airlines, që po fluturonte nga aeroporti Heathrow i Londrës drejt Varshavës, bëri ulje emergjente këtë të martë në aeroportin Warsaw Modlin, pasi u morën informacione se në bord mund të kishte një pajisje shpërthyese.

Alarmi për bombë solli një situatë emergjente në Poloni dhe mbylljen e aeroportit. Në bordin e avionit udhëtonin 181 persona, përfshirë pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

Të lidhura

None found

Raportimet bëjnë të ditur se ulja përfundoi pa probleme. Më pas, avioni u dërgua në një hapësirë të caktuar të aeroportit, ku autoritetet e sigurisë filluan kontrollet.


Shtuar më 3.11.2026 11:25

Quantcast