VIDEO/ Studentët ironizojnë Ramën për dialogun, vendosin fotografi të dhunës policore mbi disa karrige: Diktator!

Ditën e sotme, studentët kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me kërkesën e tij për dialog, ndërsa ata i kërkojnë dorëheqjen.

Mbi disa karrige tek Universiteti Politeknik, studentët kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve, krahas së cilave kanë vendosur edhe disa letra në të cilat është shkruar: ”Diktator”.

Të lidhura

None found

Kujtojmë që edhe sot kryeministri bëri thirrje për dialog, por të rinjtë janë shprehur të vendosur se kërkesa e tyre për dorëheqje mbetet e panegiueshme.

 


Shtuar më 3.11.2026 11:21

Quantcast