Kontratat e ndriçimit publik, VV e Prishtinës paraqet denoncim ndaj Përparim Ramës në Prokurorinë Speciale

Dy kontrata për ndriçimin publik të kryeqytetit janë në qendër të një denoncimi që Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka paraqitur sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, së bashku me materialet përkatëse.

Gëzim Sveçla bëri të ditur se dyshimet e VV-së lidhen me abuzime në këto kontrata, të cilat, sipas saj, i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Komunës së Prishtinës.

Të lidhura

None found

Kontratat janë lidhur në një interval të afërt kohor: e para në korrik të vitit 2024 dhe e dyta në prill të vitit 2025. Sveçla shpjegoi se krahasimi i tyre ka nxjerrë diferenca të mëdha çmimesh për të njëjtat pozicione dhe të njëjtat punë, çka e ka shtyrë qendrën t’i shqyrtojë më hollësisht.

Ai u shpreh i bindur se ekzistojnë fakte dhe prova që mbështesin dyshimet për një kontratë abuzive dhe dëmtim të buxhetit komunal. Sipas tij, gjetjet e këtij shqyrtimi tashmë i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale, nga e cila pritet zbardhja e plotë e çështjes.

Sveçla kërkoi gjithashtu që personat përgjegjës të japin llogari nëse vërtetohen pretendimet e ngritura nga VV-ja, të cilat, sipas vlerësimit të saj, janë të bazuara.


Shtuar më 3.11.2026 11:30

Quantcast