Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit, të njohura si Midterm. Edhe pse agjencia shtetëtore e lajmeve, IRNA raportoi se forcat amerikane kanë ndërmarrë disa sulme ndaj ishullit iranian Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, zyrtarët amerikanë i përshkruan goditjet si të kufizuara dhe thanë se ato ishin një përgjigje ndaj të shtënave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kundër një avioni amerikan.