Zgjedhjet vendore, Celibashi: Të harmonizohet Kodi Zgjedhor me hartën e re territoriale

3 Nëntor 2026 | 11:46

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, kërkoi harmonizimin e Kodit Zgjedhor me ndarjen e re administrative-territoriale, si dhe zgjerimin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet vendore të 9 majit.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi theksoi se ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë të domosdoshme për të përshtatur përfaqësimin në këshillat bashkiakë me organizimin e ri territorial. Ai kërkoi angazhimin e partive politike dhe Kuvendit për realizimin e këtyre ndryshimeve, në përputhje edhe me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, kreu i KQZ-së ritheksoi se institucioni synon shtrirjen e tij në sa më shumë bashki, por nënvizoi se për këtë çështje nevojitet konsensus mes forcave politike.

I pyetur për kundërshtimet e Partisë Demokratike, Celibashi deklaroi se KQZ-ja nuk është palë në këtë debat dhe se mazhoranca duhet të zhvillojë komunikim me opozitën për të arritur një marrëveshje.

Ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e PD-së për mungesën e sigurisë së sistemit elektronik, duke deklaruar se argumentet e ngritura nga opozita nuk qëndrojnë.

Lidhur me paralajmërimin e PD-së për ta çuar hartën e re territoriale në Gjykatën Kushtetuese, Celibashi tha se KQZ-ja do të vijojë përgatitjet për zgjedhjet mbi bazën e ligjit aktualisht në fuqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nis në Bruksel Samiti i Euronews për Zgjerimin, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Udhëheqësit e Ukrainës, Shqipërisë, Moldavisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë së Veriut, Armenisë, Kroacisë dhe Këshillit Evropian po mblidhen në një moment vendimtar për zgjerimin e BE-së. Kryeministri...
11:14 | 03/11/2026

Rama në Bruksel për Samitin e Euronews mbi zgjerimin, takime me krerët e BE-së dhe NATO-s

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel për Samitin e Euronews mbi Zgjerimin e BE-së. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e...
10:29 | 03/11/2026

Koçiu: Shqipëria u përball me 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike në 9 muaj, 81 në minutë

Rreth 32 milionë tentativa sulmesh kibernetike janë regjistruar ndaj infrastrukturave digjitale të Shqipërisë gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, me një mesatare prej...
10:12 | 03/11/2026