Dugin dhe teologu islam, Hosein bashkë, Fetoshi: Kujdes nga manipulimi gjeopolitik me islamin

Arben Fetoshi, drejtor i Instituti për Studime të Luftës Hibride 'Octopus' (Foto nga intervista në FIVE në RTV Dukagjini)

Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka kërkuar vëmendje ndaj asaj që e cilëson si instrumentalizim të islamit për interesat ruse, duke e përzier eskatologjinë ortodokse me profecitë për fundin e Botës.

Në një shkrim me titull “Eskatologjia ruse e islamit”, Fetoshi e ka analizuar një intervistë të ideologut rus, Aleksandër Dugin me teologun islam, Imran Hosein, si një platformë të strategjisë revizioniste që ka për qëllim manipulimin ndërfetar për misionin “hyjnor” të Rusisë dhe nxitjen antiperëndimore sipas recetës së Duginit për ‘frontin shqiptaro-serb’ kundër elitave globaliste.

Sipas Fetoshit, këto ‘thurje’ ortodokso-islame kamuflojnë qëllimet sovjetike të Putinit, prandaj nuk duhet neglizhuar.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika