Abissnet Superiore në RTSH/ Përzgjidhet formacioni i javës 10, Karoglan trajneri më i mirë
Pas përfundimit të javës së 10-të të kampionatit Abissnet Superiore, qw transmetohet nw RTSH, Drejtoria Teknike e Federatës së Futbollit ka përzgjedhur formacionin më të mirë të kësaj jave, sipas skemës 3-4-2-1.
Në formacionin e javës spikasin lojtarët e Partizanit, me tre futbollistë të përzgjedhur, pas fitores 1-0 në transfertë ndaj Teutës, ndërsa Egnatia dhe AF Elbasani përfaqësohen me nga dy lojtarë.
Pjesë e 11-shes më të mirë janë gjithashtu futbollistë të Dinamo City, Vllaznisë, Skënderbeut dhe Vorës.
Formacioni më i mirë i javës së 10-të (3-4-2-1):
Portier: Pano Qirko (Partizani)
Mbrojtës: David Atanaskoski (Partizani), Elmando Gjini (AF Elbasani), Georgios Lagonidis (Skënderbeu)
Mesfushorë: Edon Murataj (Vllaznia), Dion Vata (Partizani), Malomo (Dinamo City), Dario Daka (Vora)
Mesfushorë ofensivë: Alessandro Albanese (Egnatia), Karim Loukili (Egnatia)
Sulmues: Atdhe Mazari (AF Elbasani)
Trajneri më i mirë i javës së 10-të është përzgjedhur Mislav Karoglan. Tekniku i Partizanit u zgjodh pas fitores së rëndësishme në transfertë ndaj Teutës, që i dha fund serisë prej gjashtë humbjesh radhazi për skuadrën kryeqytetase.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




