Cristiano Ronaldo Jr. vazhdon gjurmët e babait, ftohet nga Portugalia

3 Nëntor 2026 | 12:18

Cristiano Ronaldo Jr. ka marrë ftesën e parë nga Përfaqësuesja U17 e Portugalisë, duke bërë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij të futbollit.

16-vjeçari, i njohur edhe si Cristianinho, është përfshirë në listën prej 23 futbollistësh të përzgjedhur nga trajneri Filipe Ramos për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian U17.

Portugalia do t’i zhvillojë tri ndeshje gjatë këtij muaji, fillimisht kundër Andorrës më 11 nëntor, më pas ndaj Bullgarisë më 14 nëntor dhe në fund kundër Serbisë më 17 nëntor.

Djali i yllit portugez aktualisht është pjesë e akademisë së Al Nassrit, ku po vazhdon zhvillimin e tij futbollistik.

Cristiano Jr. ka përfaqësuar më herët Portugalinë në grupmoshat U15 dhe U16, ndërsa deri më tani ka regjistruar 13 paraqitje dhe pesë gola me ekipet e reja të vendit të tij.

Ftesa në U17 shënon një tjetër hap në rrugëtimin e tij drejt futbollit ndërkombëtar, me synimin që një ditë të ndjekë gjurmët e babait të tij edhe në përfaqësuesen A.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kane drejt rinovimit me Bayern Mynihun

Harry Kane është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Bayern Mynihun, ndërsa zyrtarizimi i marrëveshjes së re pritet të bëhet brenda ditëve të ardhshme. Sulmuesi...
09:54 | 03/11/2026

Tragjedi në Spanjë, futbollisti i Tenerife humb jetën pas përplasjes me portierin

Një incident i rëndë ka tronditur futbollin spanjoll të hënën me 2 tetor, në përballjen ndërmjet Tenerife dhe FC Andorra në kuadër të ligës së...
09:49 | 03/11/2026

FIFA do të publikojë dokumente të planit të Infantino-s për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës te investitorët privatë

Dokumentet që lidhen me planin e dështuar të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për të shitur aksionet e Kupës së Botës te investitorët privatë do...
21:47 | 02/11/2026