Strakosha vlerësohet si “Portieri i Vitit” në Greqi, por do të mungojë në dy sfidat e Kombëtares

Çmimi “Portieri i Vitit” në Superligën greke i ka shkuar Thomas Strakoshës. Paraqitjet me AEK-un e Athinës i siguruan gardianit kuqezi këtë vlerësim të rëndësishëm, me jurinë votuese që i dha pikët maksimale.

Gjatë edicionit të kaluar, Strakosha kontribuoi në skuadrën që fitoi titullin kampion të Greqisë. Me përmbushjen e shkëlqyer të detyrave mes shtyllave, ai i dha siguri gjigantit të Superligës greke, që mban aktualisht kurorën e kampionit.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, sipas konfirmimit të mediave greke, portieri nuk do të jetë në dispozicion të Shqipërisë për përballjet me Finlandën dhe Bjellorusinë. Takimi me Finlandën është planifikuar më 12 nëntor në “Air Albania”, në orën 20:45, ndërsa sfida me Bjellorusinë do të zhvillohet tre ditë më vonë në transfertë, në orën 18:00.


Shtuar më 3.11.2026 13:26

Quantcast