Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe të përmbushë kushtet e panegociueshme të Bashkimit Evropian për të avancuar në procesin e integrimit evropian.

Në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo, në kuadër të samitit “Euronews Enlargement Summit” në Bruksel, Rama tha se integrimi i Serbisë në BE është i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, por Beogradi duhet ta dëshmojë me rezultate konkrete përkushtimin ndaj projektit evropian.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë.

Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor.

Kam qenë avokat që nuk duhet ta lëmë Serbinë të shkojë në drejtimin e gabuar dhe të braktisë projektin evropian. Nga ana tjetër, e dimë si shkojnë gjërat.

Kur bëhet fjalë për aspekte të caktuara, Serbia ka dëshmuar një hezitim ndaj Kosovës, por edhe për qëndrimin që mban karshi Rusisë dhe sanksioneve.

Na duhet Serbia të jetë me ne, të jetë pjesë e fqinjësisë dhe të jetë pjesë e plotë e BE-së, por duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë këtë përkatësi, duke realizuar atë që është e panegociueshme me BE-në”, u shpreh Rama.

Shija e redaktorit

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

Të fundit nga rubrika