
Dy prej emrave më të mëdhenj të Bollywood-it kanë rikthyer vëmendjen te miqësia e tyre e gjatë.
Salman Khan i ka dërguar një urim publik Shah Rukh Khan me rastin e ditëlindjes së tij të 61-të, më 2 nëntor.
Urimi i Salmanit u shoqërua me një përgjigje plot humor nga Shah Rukh, i cili kujtoi edhe një këshillë të marrë prej tij për fizikun dhe paraqitjen.
Momenti u prit me entuziazëm nga fansat, të cilët e panë këtë shkëmbim si një rikthim te kujtimet e bukura të viteve ’90, kur dy aktorët nisën të bëheshin ikonat e kinemasë indiane.
Një miqësi që, pavarësisht viteve, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut.
Shfaq Komentet (0)
