Hamilton sulmon sërish Leclerc: Duhet të jemi të ndershëm, kur dëmtohet skuadra!

Formula 1 | 1 minutë më parë

Lewis Hamilton sulmon sërish. Në shënjestër të tij është sërish shoku i skuadrës, Charles Leclerc, pas përplasjes së fundjavës që shkoi, që prishi garën e të dyve në Meksikë.

Në një postim në Instagram, piloti anglez i Ferrari-t kthehet tek ajo çfarë ndodhi. “Fundjava jonë ishte e mbushur me vështirësi. Na u desh të përballeshim me shumë probleme, por mekanikët dhe inxhinierët tanë bënë një punë të pabesueshme. Këtë vit jemi rritur shumë bashkë dhe ky progres ka ardhur nga një sforco e madhe nga të gjithë, si në pistë, ashtu edhe në fabrikë. Prandaj dhemb shumë ta humbasësh atë që mund të ishte një fitore”, – shkruan Hamilton.

Më tej anglezi shton: “Duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi që na jepet, prandaj dhe frustrimi është shumë i madh. Nuk mund të them që nuk është kështu. E di mirë se çfarë ka prapa mundësisë për të arritur këto rezultate. Standardet që skuadra na imponon, ato që pretendoj nga vetja dhe pritshmëritë e tifozëve. Të gjithë meritojnë të na shohin të japim më të mirën dhe të fitojmë. Jemi këtu për të garuar dhe duam të fitojmë”.

Pastaj shënjestron Leclerc: “Beteja në pistë është e nevojshme, por kur dëmton skuadrën duhet të jemi të ndershëm për ta pranuar dhe për të mësuar nga ajo çfarë ka ndodhur. Mund të shtrëngohemi më shumë, duke vazhduar të respektojmë përgjegjësitë që kemi ndaj të gjithë njerëzve që na ndihmojnë të zbresim në pistë.

Do të vazhdoj të jap gjithçka nga vetja. Besimi im te kjo skuadër nuk ka ndryshuar, ashtu siç nuk ka ndryshuar përgjegjësia ime për ta ndihmuar për t’i bërë gjërat në mënyrën e duhur. Vazhdoni të na mbështesni. Rrugëtimi im me këtë skuadër sapo ka nisur dhe kemi shumë për të bërë”.

Në postimin e Hamilton ka vend edhe për komplimentet për Kimi Antonelli-n, kampionin e ri të botës: “Të ndiqja nga afër rrugëtimin tënd dhe të festoja aty me ty ishte një nga momentet më të bukura të vitit tim. E ke merituar plotësisht dhe ke vendosur një rekord që do të zgjasë në kohë. Ishte bukur të shihje skuadrën e Mercedes-it të festonte me ty. Shijoje këtë moment, mos e humb besimin dhe energjinë tënde”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme