Shoqata e Botuesve Shqiptarë ka njoftuar shtyrjen e Panairit të Librit, për shkak të situatës me protestat në vend. “Grupi organizator i Panairit, pas këshillimeve me shumë botues, pedagogë, mësues dhe lexues, vlerëson se organizimi i tij në datat e parashikuara (11-15 nëntor 2026), për shkak të situatës së tensionuar dhe shqetësuese në Tiranë, nuk do të garantonte pjesëmarrjen e duhur të vizitorëve dhe lexuesve, veçanërisht të të rinjve dhe fëmijëve, të cilët përbëjnë një nga grupet kryesore të synuara të Panairit të Librit. Ju njoftojmë se Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” do të zhvillohet gjatë muajit dhjetor, pra brenda këtij viti. Datat e sakta do t’jua bëjmë të ditura shumë shpejt”, shtohet në njoftim.