Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Tiranë, pasi gjatë një kontrolli në makinën me të cilën udhëtonte iu gjetën një pistoletë dhe municion luftarak.
I arrestuari është Saverjo Daci banues në kryeqytet, i cili u ndalua nga efektivët e Komisariatit Nr. 3 në rrugën “Kastriotët”, pas informacioneve të siguruara nga policia.
Gjatë kontrollit të automjetit, efektivët zbuluan armën e zjarrit dhe municionin, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Pas arrestimit të 20-vjeçarit, policia ushtroi kontroll edhe në banesën e tij, ku dy familjarë, A. D., 51 vjeç, dhe L. D., 23 vjeç, kundërshtuan punonjësit e policisë, duke tentuar të pengonin kontrollin.
Të dy u proceduan penalisht në gjendje të lirë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë








Komente
Komento