Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka denoncuar në Komisionin e Shëndetësisë dhunën policore ndaj studentëve protestues, duke e cilësuar policinë që i dhunoi si një bandë kriminale dhe jo si një institucion të shtetit ligjor.
Në një reagim pas mbledhjes së Komisionit, Xhixho ka vënë përballë lirisë së zyrtarëve të akuzuar për korrupsion dhe grup kriminal ndëshkimin e studentëve që protestojnë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Postimi i plotë:
Sot në Komisionin e Shëndetsisë denoncova dhunën barbare ndaj studentëve.
Policia që i dhunoi nuk ka lidhje me shtetin ligjor, është bandë kriminale. Thirrja “Mos i kurseni” duhej të kishte ngritur në këmbë institucionet e drejtësisë.
Ndërkohë që Balluku, Karçanaj e Vlora Hyseni janë të lira, pavarësisht akuzave për korrupsion e grup kriminal, ata që përfundojnë në burg apo gjobiten janë studentët.
Dhunohen pse ngrenë zërin, gjobiten pse protestojnë. E drejta e protestës është e garantuar me ligj në çdo vend demokratik.
Edi Rama ka vetëm një rrugë :
TË JAP DORËHEQJEN.
© SYRI.net
Gazetarja i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, revoltohet Rama: Po më provokon?! Këtë punë do ta lë…
SYRI TV/ Syri e pyet për përdorimin e burimeve shtetërore, Celibashi: Zgjedhjet e 9 Majit test për integrimin
Gazeta holandeze: Të rinjtë flakin karriget e Ramës, kërkojnë vetëm largimin e tij