Avokati Saimir Vishaj ka ndërruar jetë në moshën 60-vjeçare.
Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmtimeve të marra nga një rrëzim në shkallë.
Vishaj, ishte rrëzuar në rrethana që nuk janë bërë ende të ditura plotësisht, duke pësuar disa dëmtime.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Saimir Vishaj ka qenë një nga avokatët penalistë më të njohur në Shqipëri, ish-kreu i Dhomës së Avokaktëve Penalistë, pedagog dhe figurë publike.













