I ftuar në edicionin e mesditës ka qenë anëtari i kryesisë së PD Grigles Muçollari.
Gjatë bisedës me moderatoren Sibora Bitri ai ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe e vuri theksin tek Bashkimi i opozitës.
‘Do na duhet te tejkalojmë veten për tu bashkuar në funksion të demokracisë’, tha Muçollari.
Sibora Bitri: Dua të ndalem fillimisht tek gjetjet e Sondazhit NOTO e ku bëhet fjalë për një rezultat shumë interesant për Tiranën. Opozita e bashkuar marrin me shumë se PS. Si është ky rezultat?
Grigles Muçollari: Në fakt nuk ka asgjë të çuditshme ne këtë sondazh edhe po ti krahasojmë rezultatet zgjedhore të këtyre partive themi në zgjedhjet e fundit, pavarësisht një farse elektorale dhe një deformimi të vullnetit të zgjedhësve, do të shifnim se rezultati do të ishte shumë i ndryshëm nëse të gjithë partitë opozitare do të ishin bashkë.
Kështu që ky sondazh, pasqyron një realitet tashmë të vendosur në shesh. Jo më kot në shesh janë mbledhur të gjitha flukset opozitare që në fillimet e protestës. Dhe jo me kot ata njerëz të cilët kanë dalë në shesh janë, simpatizantët, anëtarët por edhe votuesit e partive opozitare që ne po i quajme flukse opozitare dhe kanë dhënë një mesazh të qartë që i shkon publikut që kanë pranuar të mbijetojnë me njeri - tjetrin, kanë arritur të bashkëjetojnë me njëri - tjetrin dhe pasqyrimi sot në sondazhe që unë e mendoj që nxjerr një të dhënë që partitë opozitare kanë rreth 49 për qind të elektoratit, në mendimin tim do të reflektonte në momentin e një arritje për një kandidat të përbashkët të një koncepti që do të bashkonte, parti të ndryshme që mund të kenë qasje të ndryshme për shumë çështje, por ama kanë diçka të përbashkët e cila është kërkesa për largimin e keqqeverisjes, largimin e kryeministrit Rama. Kjo do të reflektonte për mendimin tim edhe disa pikë të tjera shtesë dhe jam i bindur se do të rezultonte në një rezultat mbi 50 për qind në favor të një kandidati të opozitës së bashkuar.
Mesazhi është i qartë. Partitë opozitare do të duhet të bashkëpunojnë, do të duhet të bashkëveprojnë për arritjen e një qëllimi të përbashkët dhe për fitoren e Bashkisë së Tiranës, se fitorja e bashkisë së Tiranës nuk ka të bëjë vetëm me përmirësimin e jetës së qytetarëve të Tiranës, por është një mesazh politik për skadimin e mandatit të Kryeministrit Rama dhe të keqqeverisjes.
Kështu që domosdoshmëria për të patur një bashkim, kur del edhe përtej interesave qoftë edhe vetjake, apo të partive politike është e domosdoshme. Patjetër që ky moment bashkimi duhet të rezultojë edhe me cedimin e disa koncesione nga të gjitha palët, sepse partitë janë të ndara dhe bashkimi vjen duke shikuar qëllimet e përbashkëta dhe programet. Që do të thotë, mbase unë nuk do të bija dakord me programe të partive të tjera opozitare, por për sa kohë qëllimi për arritjen ideje të përbashkët është rrëzimi i një kundërshtari.
Sibora Bitri: Rrëzimi i një kundërshtari që e kemi të gjithë të përbashkët a është një argument për tu bërë të gjithë partitë bashkë?
Grigel Muçollari: Shiko që të kuptohemi. Ne nuk kemi një kundërshtar të zakonshëm, sepse nuk kemi rregulla loje të barabarta. Kështu që në këtë aspekt do të na duhet te tejkalojmë veten për tu bashkuar në funksion të demokracisë, në funksion të arritjes së përbashkët të qëllimit opozitar. Po flasim se këtu nuk ka demokraci sot, nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme atëherë për çfarë duhet te fokusohemi në çfarë na ndan kur, ndërkohë qëllimi i përbashkët është tu ofrojmë qytetarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëllimi i përbashkët është të sigurojmë tranzicionin, që do të thotë, qëllimi kryesor sot që kërkon protesta që kërkojnë opozitarët dhe të gjithë qytetarët, të gjithë qytetarët që janë vendosur në opozitë. Dhe sot ka qytetarë që janë vendosur në opozitë dhe që nuk i përkasin asnjë lloj partie opozitare sepse nuk janë të bindur. Por ama janë në opozitë me qeverinë dhe një arritje e një bashkimi opozitar do të bënte që edhe këto tregues që kanë dalë ne sondazh, do të ishin edhe më të larta....
© SYRI.net