Babai i Lamine Yamal zbulon një detaj surprizues rreth emrit të vërtetë të djalit të tij

2 Nëntor 2026
22:10
Telesport
back button

Munir Nasraoui, babai i yllit spanjoll të Barcelonës, Lamine Yamal, ka zbuluar të vërtetën mbi mbiemrin e djalit të tij, duke shpjeguar se “Yamal” nuk është mbiemri që shumë njerëz mendojnë se është. Në fakt, lojtari mban një mbiemër tjetër.

Duke folur gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale gjatë ndeshjes Barcelona-Alaves, babai i sulmuesit tha: “Dua t’ju them diçka që të gjithë e dinë. Lamine Yamal nuk është mbiemër; mbiemri i tij është Nasraoui Ebana. Pra, që ta dini dhe të mos më keqkuptoni.”

I lindur në korrik të vitit 2007 në periferi të Barcelonës, Lamine Yamal është djali i Munir Nasraoui-t dhe Sheila Ebana-s; nëna e tij vjen nga Guinea Ekuatoriale dhe më parë ka punuar si kameriere. Prindërit e tij janë të divorcuar, megjithatë kjo nuk e ka penguar aspak 19-vjeçarin të ketë një marrëdhënie të mirë me të dy dhe mbi të gjitha nuk ka ndikuar në karrierën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit