Kryesore

Paralajmërimi/ Gazetari: Nëntori i tretë, arrest ose arrati, studentët ta kanë prerë biletën

15:51 - 03.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Basir Çollaku

Nëntori i tretë, arrest ose arrati, studentët ta kanë prerë biletën.
Ka nisur të gjobisë studentët narcogjatësia. Gjobit rininë. Të ardhmen. Shpresën e ekzistencës së kombit. Çfarë do ju marrësh?! Çfarë do ju vjedhësh sërsish? Edhe të sotmen. Të nesërmen. Prindërit. Familjet?!

Sepse i ke frikë!

Sepse ata reagojnë. Sepse ata kanë guxim. Kanë kurajo. Kanë jetë. Kanë ndershmëri. Kanë integritet. Kanë dinjitet. Kanë dije. Kanë të ardhme. Kanë të drejtë. Kanë një atdhe për ta mbrojtur.

Nuk servilosen. Nuk lëpihen. Nuk zvarriten. Nuk jargaviten. Nuk nënshtrohen. Nuk shiten. Nuk blihen. Nuk dorëzohen. Nuk ikin. Nuk largohen. Nuk bëhen emigrantë. Nuk janë as nuk bëhen kurrë si ti narkokryeministër.

Por,
Ata protestojnë. Revoltohen. Zemërohen. Rezistojnë. Luftojnë. Qëndrojnë. Përballen.

Kundër vjedhjes. Korrupsionit. Kundër plaçkitjes së pasurisë e pronës publike. Kundër krimit ortak qeveritar. Kundër Mafies shefe të pushtetit.
Betejën me rininë e ka humbur çdo diktator, siç do e humbasë keq e më keq narcoRama.
Fundi.

Narcogjatësi. E ke prekur fundin. Je drejt humnerës. Drejt larjes së mëkateve. Drejt vuçizimit tënd. Drejt qelisë ose arratisë. Studentë ruani fletët e gjobave komike.

Do jenë themeli i një muzeu të diktatorit të dytë dhe për ju dëshmi e një fitoreje ndaj tij. E gjithë shoqëria, të gjithë opozitarë e qytetarë, në mbështetje të Studentëve. Të gjithë. Një për një. Nëntori i tretë ka nisur. Nëntori i Skënderbeut, ai i pas Luftës së Dytë dhe Diktatorit të dytë…


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.