Projektbuxheti i Kosovës për vitin 2027 kalon 4 miliardë euro: Si ndahen paratë dhe kush përfiton sa?

3 Nëntor 2026 | 17:07

3 miliardë e 293 milionë e 763 mijë euro është vlera e përgjithshme e buxhetit të Kosovës të planifikuar për vitin 2027, sipas tabelave të projektbuxhetit.

Sipas dokumentit që e ka siguruar Euronews Albania, shihen disa ndryshime edhe në ministrit e reja të krijuara nga qeveria Kurti 4.

Nga kjo shumë, pjesa më e madhe, rreth 1 miliard e 400 milionë euro, është ndarë për subvencione dhe transferë. Për investime kapitale janë paraparë mbi 823 milionë euro, ndërsa për paga rreth 643 milionë.

Për mallra dhe shërbime janë planifikuar mbi 395 milionë euro, për shpenzime komunale rreth 21 milionë, ndërsa 10 milionë euro janë rezervë.

Sipas ndarjeve për institucionet, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka buxhetin më të madh, me rreth 1 miliard e 143 milionë euro. Kjo ministri përfshin një shumë të konsiderueshme për subvencione dhe transfere, ku hyjnë skemat sociale.

Ministria e Financave ka të planifikuara rreth 230 milionë euro, ndërsa për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit janë ndarë rreth 255 milionë euro, prej të cilave mbi 223 milionë janë investime kapitale.

Për Ministrinë e Mbrojtjes janë paraparë mbi 224 milionë euro, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka rreth 219 milionë euro.

Në shëndetësi, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka një ndarje prej mbi 217 milionë eurosh, ndërsa Ministria e Shëndetësisë rreth 101 milionë.

Në arsim janë planifikuar rreth 112 milionë euro, në bujqësi mbi 97 milionë, ndërsa për sportin dhe rininë rreth 75 milionë euro. Krahasuar me vitin 2027, tabelat parashohin rritje të buxhetit të përgjithshëm në rreth 3.46 miliardë euro në vitin 2028 dhe mbi 3.61 miliardë euro në vitin 2029.

Këto janë projeksione buxhetore shumëvjeçare, ndërsa shpenzimi i mjeteve për vitin 2027 do të varet nga miratimi dhe zbatimi i buxhetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Maqedonci në Konferencën e Sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimet ruse

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci këtë të martë po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin, e cila mbledh përfaqësues të lartë...
16:24 | 03/11/2026

Pas 15 vitesh, Prokuroria Themelore në Prishtinë ngre aktakuzë për të dyshuarin për vrasjen e Diana Kastratit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngriti aktakuzë ndaj A.J., të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit, 15 vjet pasi ajo u vra me armë zjarri në...
15:15 | 03/11/2026

Eurojust zbulon skemën e mashtrimit me Call Center në Kosovë, shtatë persona të arrestuar

Një rrjet ndërkombëtar i mashtrimeve me investime, i cili dyshohet se ka shkaktuar humbje prej mbi 4 milionë eurosh, është goditur në një operacion të...
13:33 | 03/11/2026