E martë, 3 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 44 minuta më parë
Bota

Zgjedhjet e mesamandatit në SHBA, betejë për çdo votë në Nju Jork

Një nga betejat më të forta për kontrollin e Kongresit amerikan po zhvillohet vetëm pak kilometra larg Nju Jorkut, ku republikanët rrezikojnë të humbasin një vend të rëndësishëm në Dhomën e Përfaqësuesve.

Bëhet fjalë për distriktin e 17-të, ku në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 fitoi demokratja Kamala Harris.

Sipas CNN, deputeti republikan Mike Lawler, i zgjedhur në vitin 2022, po përballet me demokraten Cait Conley, ish-zyrtare e administratës Biden dhe veterane e ushtrisë amerikane.

Lawler ka kërkuar të fitojë mbështetje edhe përtej elektoratit republikan, duke u distancuar në disa raste nga Donald Trump dhe duke siguruar mbështetjen e disa politikanëve demokratë. Nga ana tjetër, Conley e ka përqendruar fushatën te përvoja e saj në sigurinë kombëtare dhe premtimet për uljen e kostos së jetesës.

Reklamë

Rëndësia e kësaj gare ka bërë që të shpenzohen mbi 40 milionë dollarë për reklama elektorale, ndërsa në fushatë janë angazhuar figura të njohura të të dyja partive.

Për banorët e zonës, shqetësimi kryesor mbetet ekonomia, veçanërisht rritja e çmimeve të karburanteve, ushqimeve dhe banesave.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.