“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje”, fermerët e Maliqit kërkojnë treg për prodhimet

3 Nëntor 2026 | 19:14

Fermerët e fushës së Maliqit po përballen me vështirësi në tregtimin e prodhimeve bujqësore. Qindra kuintalë grurë dhe sasi të mëdha qepësh vijojnë të mbeten në magazina, ndërsa çmimet nën koston e prodhimit po i detyrojnë fermerët të punojnë me humbje dhe të reduktojnë sipërfaqet e mbjella.

Besnik Dervishaj, i cili kultivon qepë, thotë se gjatë dy viteve të fundit ka punuar me humbje, ndërsa mungesa e tregut e ka detyruar të ulë sasinë e prodhimit.

“Dy vitet e fundit kemi dalë me humbje. Kam mbjellë rreth 500 kuintalë qepë dhe vitin e kaluar nuk fitova asnjë lek. Kemi vështirësi me prodhimin dhe shitjen, ndaj nuk mund të mbjellim më aq shumë sa më parë”, thotë Dervishaj.

Problematika është e pranishme edhe te gruri i sezonit të kaluar. Sipas përgjegjësit të Sektorit të Bujqësisë në Bashkinë Maliq, Aurel Zenunllari, shkaku kryesor është çmimi i ulët që ofrojnë tregtarët dhe jo mungesa e prodhimit apo problemet me cilësinë.

“Oferta për blerjen e grurit është shumë e ulët dhe, sipas fermerëve, çmimi aktual është nën koston e prodhimit. Për këtë arsye, prodhimi mbetet i magazinuar. Probleme ka pasur edhe me shitjen e qepës”, thotë Zenunllari.

Sipas të dhënave të Sektorit të Bujqësisë, vitin e kaluar në fushën e Maliqit u mbollën rreth 3 700 hektarë grurë dhe 700 hektarë qepë. Vështirësitë më të mëdha në shitjen e grurit janë evidentuar në zonat e Sheqerasit, Ormanit dhe Drithasit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Panairi i 29-të i Librit shtyhet për në dhjetor, organizatorët: Situata e tensionuar në Tiranë rrezikon pjesëmarrjen e vizitorëve

Panairi i 29-të i Librit “Tirana 2026” nuk do të zhvillohet në datat 11-15 nëntor, siç ishte parashikuar fillimisht. Shoqata e Botuesve dhe grupi organizator...
15:56 | 03/11/2026

Tensione te Ministria e Arsimit, policia hap qarkullimin te “Rruga e Durrësit” dhe shoqëron disa protestues

Situata përpara Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar në tensione midis protestuesve dhe forcave të rendit. Policia ka ndërhyrë për të larguar turmën nga rruga dhe...
15:32 | 03/11/2026

Reshje shiu dhe mjegull e dendur, vështirësohet qarkullimi i automjeteve në akset malore në Vlorë

Reshjet e shiut që kanë përfshirë rajonin e Vlorës gjatë kësaj të marte janë shoqëruar me mjegull të dendur në disa segmente rrugore kryesore, duke...
14:35 | 03/11/2026